Festimet për vitin e ri marrin 35 jetë njerëzish në Shangai

01.01.2015 12:37

Në Shangai, Viti i Ri ka shkaktuar një numër të madh viktimash...

Të paktën 35 persona kanë vdekur, shumica e tyre janë shtypur nga turma pak para mesnatës gjatë festës të Vitit të Ri.

Ndërkohë mediat raportojnë për 48 të plagosur nga festimet, të cilët pasi kanë marrë plagë pak para ndërrimit të viteve janë dërguar për mjekim në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sheshin Chen Yi të Shanghait.

Autoritetet thanë se tragjedia ka ndodhur pasi njerëzit kanë nxituar të kapin tufa të mëdha parashë të hedhura nga një godinë aty pranë. Televizioni shtetëror raportoi se paratë po binin nga qielli si dëborë.

Shumica e viktimave ishin studentë, 25 prej tyre femra, por kishte edhe fëmijë. Dëshmitarët pranuan se sheshi i qytetit ishte jashtëzakonisht i mbushur dhe kishte njerëz që as nuk mund të largoheshin pasi kishin ngecur mes turmës. Edhe pse policia mbërriti shpejt në vendngjarje, ambulancat e patën të pamundur të futeshin mes turmës dhe t’i jepnin ndihmën e shpejtë të plagosurve.

Presdienti kinez, Xi Jingpin, i ka kërkuar qeverisë rrajonale të Shangait ta hetojë incidentin dhe u kërkoi qyteteve të tjera në vend që të shmangnin raste të tilla. Në Shangai janë pezulluar të gjitha aktivitetet e tjera të parashikuara për Vitin e Ri. Autoritetet kishin shfaqur që më parë shqetësimin për numrin e madh të njerëzve që do të mblidheshin në shesh për të festuar.