Maqedoni

Shpallet konkursi për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Nënë Tereza” në vitin 2022

31.03.2022 15:07

Me Çmimin Shtetëror „Nënë Tereza” jepet mirënjohje për arritjet në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor...

Me Çmimin Shtetëror „Nënë Tereza” jepet mirënjohje për arritjet në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen, përparimin e mirkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si ndërmjet popujve ashtu edhe ndërmjet pjestarëve të bashkësive, kulturave dhe besimeve të ndryshme. Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.

Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja. Individi që do ta fitojë këtë Çmim i ndahet: diploma dhe shuma në para. Çdo anëtari të grupit të krijuesve ose ekipit që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe pjesa e barabartë e shumës në para. Institucioni, shoqëria tregtare ose shoqata e qytetarëve që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe plaketa.

Shuma në para e Çmimit Shtetëror „Nënë Tereza” është pesë (5) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tri muajt e fundit të vitit rrjedhës. Çmimi Shtetëror „Nënë Tereza” ndahet, sipas rregullit, çdo vjet. Në një vjet mund të ndahen më së shumti deri në dy (2) çmime. Iniciativë për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Nënë Tereza” mund të parashtrojnë: institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.

Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet hollësisht ta arsyetojnë iniciativën. Në tekst duhet të përmbahen edhe: të dhënat e sakta të biografisë, adresa e saktë e vendbanimit (adresa-rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhënat për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur ajo dhe të dhënat e tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim.

Parashtruesi i iniciativës duhet ta theksojë emrin dhe mbiemrin e plotë, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.    Teksti i iniciativës (i kompletuar) të dërgohet në 15 ekzemplarë, ndërsa punimet (librat, publikimet, etj.) trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen të paktën në  (1) ekzemplarë.    
Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativat është: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Nënë Tereza” Rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 - Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
    
Konkursi zgjat nga 1 deri më 30 prill 2022. Iniciativat dhe propozimet (punimet, librat, publikimet, etj.) të dërguara pas afatit të caktuar për t’i pranuar, si dhe iniciativat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga ana e Këshillit, thuhet në njoftimin  e Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Nënë Tereza”