Botë
Qeveria shqiptare ndryshon qëndrim, faturat e dritave do të rriten
31.03.2022 16:11
Prej fillimit të krizës energjetike në Shqipëri mesin e vitit të shkuar...

Prej fillimit të krizës energjetike në Shqipëri mesin e vitit të shkuar, kryeministri Edi Rama gjoithnjë ka këmbëngulur që të mos ketë rritje çmimi të energjisë elektrike.
Por nga salla e parlamentit këtë të enjte, kryeministri shqiptar paralajmëroi se çmimi energjisë elektrike nuk do të paguhet njësoj prej atyre që ai i quajti si familje të pasura.
“Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Në ndërkohë, asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën, e cila sipas javëve dhe muajve, janë nga dyfish e mund të shkojë deri në tre apo katërfish” tha Rama.
