Maqedoni
Dita e jurisprudencës, “gjyqësor të pavarur, gjykatës të paanshëm”
31.03.2022 16:27
Gjykatësit në punën e tyre duhet t’i respektojnë të drejtat e njeriut...

Gjykatësit në punën e tyre duhet t’i respektojnë të drejtat e njeriut, të jenë profesionistë dhe të paanshëm. Nevojitet ndërtimi i një gjyqësori bashkëkohor, efikas i pavarur dhe i besueshëm për qytetarët. Me rastin e ditës së jurisprudencës u paralajmërua zbatimi i reformave.
“Nëse punuam mjaftueshëm dhe në drejtim të duhur, si duket jo? Me siguri diversiteti i përgjigjeve të kësaj konferencë do të sjellë në krijimin e një qëndrimi unifikuar dhe strategji të njohur e shoqëruar me mund për një gjyqësor të besueshëm.”,- tha kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti.
“Gjykatësit patjetër duhet të promovojnë standarde të larta të sjelljes gjyqësore, me qëllim të përforcohet besimi në gjyqësorin, që paraqet fondament për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit.”,- u shpreh ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
“Pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv duhet ta sigurojnë dhe respektojnë autoritetin e pushtetit gjyqësor, të krijojnë kushte për funksionim të suksesshëm të gjykatave.”,- theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.
Reformat duhet të sjellin ndryshime në favor të shoqërisë. Faktori ndërkombëtar dëshiron të dijë nëse reformat e paralajmëruara përmes strategjisë 2017-2022 , ka pësuar avancim dhe a janë të mjaftueshme mekanizmat aktual.
“Strategjia për reforma në gjyqësor duhet të zbatohet dhe aplikohet në praktikë. Vetëm atëherë do të dimë nëse mekanizmat apo zgjidhjet janë të zbatueshme në sistemin tuaj gjyqësor, apo duhet të fillohet me një qasje tjetër.”,- theksoi ambasadori i Holandës në RMV, Dirk Jan Kop.
“Më e rëndësishmja në demokraci është qytetarët të besojnë në institucionet, të besojnë në sistemin gjyqësor. Këtë rol patjetër se duhet ta mbroni me dinjitet dhe integritet. Kjo nuk është sadopak e lehtë. Nëse keni korrupsion tek kompetentët, largoni opozitat, nëse keni realizim të ngadalshëm të drejtësisë, jini më efikas!”,- u shpreh ambasadori i OSBE-së në RMV, Klemens Koja.
Kompetentët nga sfera e gjyqësorit premtuan transparencë për arritjen e besueshmërisë më të madhe.
FLORIJE BELULI KAMBERI
