Maqedoni

Covid-19, një fatalitet e 262 infektime të reja

31.03.2022 17:30

Nga 2225 teste të kryera në 24 orët e fundit në vend, janë regjistruar 262 raste të reja me Covid-19...

Nga 2225 teste të kryera në 24 orët e fundit në vend, janë regjistruar 262 raste të reja me Covid-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
 
Prej tyre, 39 janë riinfeksione. Është regjistruar gjithashtu edhe një fatalitet në këto 24 orë. Bëhet fjalë për një 87 vjeçar nga Shkupi me  sëmundje shoqëruese.
 
Janë regjistruar edhe 326 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 305.979, numri i të shëruarve është 294.988, kurse numri i të vdekurve është 9.221.
 
Numri i rasteve aktive  për momentin është 1.770.