Letonia merr kryesimin me BE-në
Letonia merr sot nga Italia kryesimin me Bashkimin Evropian, ndërsa si prioritete i ka vënë vetes angazhimet rreth rritjes së konkurrencës dhe pavarësisë energjetike të Unionit....

Kryeministrja e Letonisë, Laimdota Straujuma në takimin e paradokohshëm me kryetarin e Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në Riga ka theksuar se intensivisht do të punojë me vendet-anëtare dhe me Parlamentin e Evropës në mënyrë që në gjashtë muajt e ardhshëm të miratohen ligjet të cilat do ta forcojnë ekonominë evropiane dhe do të nxisin hapjen e vendeve të reja të punës.
“Vëmendje të posaçme do t’i kushtojmë zhvillimit të unionit energjetik dhe forcimit të pavarësisë energjetike dhe tregut të brendshëm”, ka thënë Straujuma, raportojnë mediat.
Letonia gjatë përgatitjeve për kryesimin me BE-në gjatë një viti e gjysmë stërviti mbi një mijë nëpunës të administratës publike për bazat e funksionimit të BE-së dhe mënyrën në të cilën Brukseli i merr vendimet.
Përveç kësaj, Riga Brukselit i dhuroi një bredh 18-metërsh i cili u stolis dhe u vendos në qendër të kryeqytetit belg.
Nga korriku deri në fund të këtij viti kryesimin me BE-në do ta ketë Luksemburgu.
