Maqedoni

Pendarovski: Regjistrimi, me standarde evropiane

31.03.2022 17:46

Realizimi i regjistrimit pas 20 vitesh është sukses në vete...

Realizimi i regjistrimit pas 20 vitesh është sukses në vete, vlerëson presidenti i shtetit i shtetit, Stevo Pendarovski. Regjistrimet tek ne dhe rajonin e Ballkanit, ku jemi të përzier në bazë etnike dhe fetare, gjithmonë kanë shkaktuar reagime të ndryshme, thotë presidenti, i cili vlerëson se regjistrimi në vend megjithatë ishte sipas standardeve evropiane.
 
“Nuk bëhet fjalë për regjistrimin më të mirë në historinë e Evropës, por bëhet fjalë për regjistrim që i respekton standardet më të larta për regjistrim që i ka edhe Bashkimi Evropian.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Nuk ekziston regjistrim ku të mos ketë edhe njerëz që nuk janë përfshirë, tha Pendarovski, duke theksuar se ato 7% që nuk janë përfshirë janë ose rezultat i thirrjeve për bojkot, ose pasojë e pandemisë. 
 
“Te ne rezultat i përqindjes prej 7% që nuk janë përfshirë, për fat të keq janë rezultat i bojkotit në të cilin thirrën disa parti politike.  Është e dukshme se ajo kishte efekt në pjesë të caktuar të shtetit dhe nuk duhet përjashtuar si faktor shtesë edhe pandeminë.”,- theksoi  Pendarovski.
 
Këto komente presidenti, Stevo Pendarovski, i bëri nga Prilepi, ku mori pjesë në konferencën lidhur me digjitalizimin. 
 
GYLTENE SINANI