Maqedoni

Kuvend, debat i ashpër për planin financiar të KRRE-së

31.03.2022 18:02

Propozim-plani financiar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe përcaktimi i përqindjes...

Propozim-plani financiar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe përcaktimi i përqindjes nga të ardhurat totale vjetore për financimin e Komisionit, shkaktoi debat të ashpër në Komisionin Parlamentar për Energjetikë.
 
Nga VMRO–DPMNE fajësuan kreun e këtij trupi rregullator,  Marko Bislimoski, për faturat e larta të energjisë elektrike që paguajnë qytetarët. Opozita thotë se kjo është nuk di rezultat që Bislimovski udhëton dhe drekon në restorante luksoze dhe mbron biznese të ish politikanëve të pushtetit. 
 
“5580 euro në ditë i janë ndarë në dispozicion këtij Komisioni, Qeveria ka dhënë mendim pozitiv për këtë plan financiar, sikur mos të ketë asnjë krizë financiare edhe pse aktualisht jetojmë në 4 kriza të shpallura në shtetin tonë. KRRE-ja për 2022 parasheh të harxhojë për kafe 83 euro në ditë.”,- tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska.
 
Beslimoski përgënjeshtroi pohimet e VMRO-së. Thotë se buxheti i KRRE-së nuk është aspak i dëmtuar nga udhëtimet zyrtare që i realizon ai. 
 
“Komisioni Rregullator i Energjetikës është i dëmtuar 0 denarë. 0 denarë. Unë e di se ju këto çështje nuk mund t’i kuptoni. Harxhimet për udhëtimin zyrtar janë të mbuluar nga Komisioni Europian dhe shkova me makinën time. Edi që ju nuk jeni të mësuar me këtë lloj standardi të punës dhe ofendoni disa ditë resht.”,- theksoi kryetari i Komisionit Rregullativ të Energjisë, Marko Bislimoski.
 
Nga VMRO-DPMNE akuzuan Beslimoskin se kthimi i përgjigjeve më nervozizëm ndaj deputetëve të opozitës në kuvend vetëm dëshmon se ai nuk është kryetar i pavarur i KRRE-së.  
 
SANIJE DURAKU