Maqedoni
Gostivar, Inspektorati i Tregut me kushte të mira, Dimovska: Vazhdojmë inspektimet për parregullsitë
31.03.2022 18:36
Të punësuarit në njësinë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Gostivar nga sot do të punojnë në kushte shumë më të mira...

Të punësuarit në njësinë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Gostivar nga sot do të punojnë në kushte shumë më të mira, me ç’rast pritet edhe shtimi i efikasitetit të punës së tyre. Përmes një donacioni nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, tashmë është blerë inventar i ri për zyra, pajisje ndërsa ambientet u rinovuan plotësisht.
“Dua të shpreh mirënjohjen time për TIKA-n që ka njohur nevojën për rinovimin dhe pajisjen e ambienteve të punës së Inspektoratit Shtetëror të Tregut në qytete të veçanta, dhe në këtë mënyrë për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e punonjësve dhe institucionit.”,- tha drejtoresha Simeska-Dimoska.
Drejtoresha Simeska-Dimoska, për kontrollet e kryera në kompanitë tregtare në muajin mars, tha se janë kryer 715 inspektime. Janë konstatuar 50 parregullsi dhe janë përgatitur 100 urdhërpagesa vlera e të cilave arrin afër 210 mijë euro.
LULZIM HAZIRI
