Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, EShS: Qytetarët që bojkotuan nuk do të dënohen

31.03.2022 19:26

Në terren nuk janë regjistruar 132.260 persona, për të cilët të dhënat janë marrë nga burime administrative...

Në terren nuk janë regjistruar 132.260 persona, për të cilët të dhënat janë marrë nga burime administrative dhe arsyet janë nga më të ndryshmet njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Pushimet, pandemia, puna intensive në bujqësi, lëshimet e paqëllimshme, si dhe bojkoti i fshehur dhe i hapur janë arsyet pse nuk u regjistruan mbi 132 mijë persona.

Pavarësisht dënimeve të parapara për bojkot, asnjë nga qytetarët nuk do të mbajë përgjegjësi. Për këta persona, sigurohen të dhëna nga bazat e të dhënave që kanë institucionet e tjera në vend, por mungon përkatësia fetare, dhe etnike, pasi nuk është e dokumentuar.

Ndryshe, në total, siç u prezantua dje, janë të regjistruar 2.097.319 persona, prej të cilëve 1.836.713 jetojnë në vend. Popullsia jorezidente, pra personat që nuk jetojnë në vendin e përfshirë nga regjistrimi për më shumë se një vit është 260.606 persona.