Maqedoni

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

31.03.2022 21:37

Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.48% në krahasim me vendimin e 28 mars 2022.
 
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (DV V) zvogëlohet për 2.00 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë.
 
 
Nga mesnata EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 85.50 denarë.
 
EURODIESEL (DV V) do të shitet për 85.50 denarë për litër.
 
Vaj djegës – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 81.50 denarë për litër.