Maqedoni
Moti i keq në Ohër, rrëmbeu kulmin e një objekti dhe dëmtoi 3 banesa
31.03.2022 22:03
Era e fortë jugore, e cila sot solli një stuhi të madhe në Ohër...

Era e fortë jugore, e cila sot solli një stuhi të madhe në Ohër, rrëmbeu kulmin e një objekti dhe dëmtoi tri banesa në një objekt tjetër”.
Një pjesë e çatisë së llamarinës ka rënë edhe mbi një makinë të parkuar para godinës.
Gjatë ditës, dallgë të mëdha u ngritën në liqen, të cilat sipas mediave vendase kanë shkaktuar më pak dëme në banesat përgjatë bregdetit në pjesën e vjetër të Ohrit.
Era ka rrëzuar edhe një shtyllë në një nga rrugët e qytetit.
