Qeveria: Prej sot pagesa e pagës minimale, 18.000 denarë
Qeveria përmes një komunikate njoftoi se prej sot, 80.000 të punësuar, punonjës në veprimtari dhe industri të ndryshme...

Qeveria përmes një komunikate njoftoi se prej sot, 80.000 të punësuar, punonjës në veprimtari dhe industri të ndryshme, marrin 18.000 denarë pagë minimale sipas ndryshimeve të fundit ligjore dhe plotësime për rritjen e pagës minimale prej në mars të këtij viti.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në dialog me komunitetin e biznesit, sindikatat dhe të gjitha palët e interesuara në periudhën e kaluar arritën marrëveshje për rritjen e pagave më të ulëta, ndërsa është përcaktuar edhe metodologjia me të cilën do të rritet vazhdimisht. Është definuar se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% nga paga mesatare. Kjo do të thotë se rritja e pagës minimale në të ardhmen do të jetë e mundur pa ndërhyrje shtesë dhe presim që shumë shpejt të kalojë shumën aktuale të dakorduar. Gjithashtu, shteti do të subvencionojë pjesën lidhur me kontributet, gjë që lehtëson procesin për të gjitha palët”, thuhet në njoftimit e qeverisë.
Ata shtojnë se qeveria po kujdeset për standardin e jetesës së qytetarëve të vet dhe është e përkushtuar për të zbutur pasojat e krizës më të madhe globale pas Luftës së Dytë Botërore.
