Kosovë, plumbi qorr plagos 21 vjeçaren në natën e ndërrimit të viteve
Një vajzë 21 vjeçe është plagosur nga një plumb qorr në krah, dhe dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë, nga lëndimet e marra nga festimet për Vitin e Ri në Kosovë...

Mjekja Nergjivane Halimi, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpjeguar për mediat rastet e të lënduarve.
“Është një fëmijë, e cila është plagosur në dorë, do me thënë në krah, me një armë zjarrmi për ndryshe fëmija momentalisht është mirë, plumbi është eliminua. Prej orës shtatë të mbrëmjes , kemi dy 13 raste me mjete piroteknike don të thotë lëndime të gishtave të duarve. Një e kemi edhe me lëndim të fytyrës, kemi aksidente komunikacioni po ashtu mjaft, prej tyre një është shumë rëndë është vendosur në mjekim intensiv dhe raste të tjera që i kem zakonisht ne, lëndime në shtëpi, sëmundje të sistemit kardiovaskular, lëndime të ekstremiteteve gjatë rrëzimit”.
Ndërkaq vajza e moshës 21 vjeçare që mbeti e plagosur nga një plumb qorr në krah ndodhet në Klinikën Emergjente në Prishtinë jahstë rrezikut për jetën.
