Nis muaji i shenjtë i Ramazanit: Lutje për paqe, dashuri e pranim të agjërimit
Në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i BFI-së Shaqir Fetahi, ka dërguar mesazhin tradicional për të gjithë besimtarët...

Në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kreu i BFI-së Shaqir Fetahi, ka dërguar mesazhin tradicional për të gjithë besimtarët. Ai përkujton se përmes agjërimit në këtë muaj të shenjtë, dëshmohet përkushtimi ndaj Krijuesit.
Ky muaj është muaj i dijes, përmes të cilit kuptojmë qëllimin kryesor të jetës, e ai është kujdesi ndaj njeriut, që shprehet përmes paqes, tolerancës, humanitetit dhe solidaritetit. Në këtë muaj i drejtohemi krijuesit me lutjet tona për të falur lëshimet, gabimet dhe mëkatet.
“Me rastin e ardhjës së këtij muaji të madhë, i drejtohemi me lutje të Madhit Zot që të ndërpritën të gjitha konfliktët luftarake sepse në konfliktet e tilla pësojnë njerëzit e pafajshëm, hapen plagë të pashlyera te njerëzit, që formojnë psikologji të dhunës, të urrejtjes, të vrasjes e të shfarosjes së qenies njerëzore. Muaji i Ramazanit është muaj i begative të shumta, rast i formimit të personalitetit tonë, të pastrimit tonë shpirtëror dhe fizik, të fisnikërimit të shpirtit, të trupit tonë, të të menduarit, të forcimit të lidhjeve tona reciproke, të kultivimit të respektit dhe të thellimit të dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Ky muaj është edhe rast i volitshëm i pajtimit tonë, i shtrirjes së ndihmës atyre që kanë nevojë - në veçanti, të varfërve dhe skamnorëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi më afër kënaqësisë dhe faljes së Allahut Fuqiplotë. Më lejoni që në emër të BFI të RMV dhe në emrin tim t'ju shpreh urime të përzemërta me këtë rast, me lutje Allahut Fuqiplotë që të na japë forcën e imanit, vetëdijen e lartë, vullnetin e paluhatshëm, që me përkushtimin më të madh të kryejmë agjërimin”, u shpreh Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
