Botë

Australi, 5 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

01.04.2022 13:05

5 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në juglindje të Australisë...

Sipas gazetes prestigjoze The Guardian helikopteri u rrëzua në malin Dippointment, i cili ndodhet 60 kilometra në veri të Melburnit.

Sipas policisë së Viktorias, helikopteri besohet të jetë nisur nga aeroporti Moorabbin përpara se të merrte pasagjerët në Batman Park në mëngjes përpara se të përplasej në veri të Victorias.

“Helikopteri i policisë gjeti rrënojat në afërsi të lokacionit Blair’s Hut. Piloti dhe katër pasagjerët kanë humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë.

Shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar dhe do të hetohet nga Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit.