Botë

Sulmi në depon e naftës në Belgorod, Moska: Do të vështirësojë bisedimet me Kievin

01.04.2022 13:35

Sulmi ukrainas në depon e naftës në Belgorod të Rusisë, do të vështirësojë bisedimet me Ukrainën...

Sulmi ukrainas në depon e naftës në Belgorod të Rusisë, do të vështirësojë bisedimet me Ukrainën, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Moska akuzoi Kievin për bastisje në qytetin rus që shtrihet përtej kufirit verior të Ukrainës, ku dy helikopterë sulmuan me raketa, duke hedhur në erë një depo nafte.

Ky është sulmi i parë ukrainas në tokën ruse që nga fillimi i pushtimit, por Kievi nuk e ka konfirmuar dhe nuk ka marrë autorësinë.

Zjarri përfshiu 8 cisterna me 2000 metra kub karburant, epër pasojë janë lënduar dy punonjës të depos, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Banorët në afërsi të depos janë evakuuar.