Botë

Rriten infektimet vendore, 14 mln banorë në Shangai futen në karantinë

01.04.2022 13:39

Furnizuesit e ushqimit në Shangai kanë shtuar përpjekjet për të siguruar perime, mish dhe fruta...

Furnizuesit e ushqimit në Shangai kanë shtuar përpjekjet për të siguruar perime, mish dhe fruta, për të përmbushur kërkesat e njerëzve në mes të karantinës së fundit të plotë për shkak të  rritjes së shifrave Covid.

Gjysma lindore e qytetit me një popullsi prej 11 milionë banorësh hyri në karantinë 4 ditore në fillim të javës, ndërsa 14 milionë njerëz të tjerë në gjysmën perëndimore të qytetit  nisën karantinën nga kjo e premte.

Gjatë bllokimit, shumë njerëz janë detyruar të punojnë nga shtëpia. Transporti publik, përfshirë autobusët, metrotë, tragetet dhe taksitë në zonat e bllokuara, është pezulluar.

Në fillim të karantinës së fundit, më e ashpra në këto dy vjet, autoritetet lokale kanë blerë furnizime të mjaftueshme, veçanërisht sende ushqimore.

Miliona banorë kanë frekuentuar dyqanet për të blerë rezerva. Shanghai raportoi 5,298 transportues të rinj asimptomatikë dhe 355 raste të reja këtë javë, të gjitha infeksione vendase.