Komisioni i përzier Maqedono –Bullgar, historianët: Mbreti Samoill, punë e zgjidhur
Komisioni i përzier maqedono –bullgar ka vazhduar diskutimet për çështjet e hapura mes dy shteteve...

Komisioni i përzier maqedono –bullgar ka vazhduar diskutimet për çështjet e hapura mes dy shteteve. Fokusi i bisedimeve ka përfshirë vërejtjet e palës maqedonase për periudhën mesjetare që mësohet në literatarutën e librave të historisë në vendin tonë.
Para takimit, historianët bullgar theksuan se tashmë kanë arritur pajtueshmëri për të vërtetën e mbretit Samoil dhe po punohet në pikat tjera kontestuese.
“Tash për tash punët po zhvillohen mire”, u shpreh historiani bullgar.
“Po bëhet një hap përpara. Çështja e mbretit Samoil tashmë është punë e kryer”, theksoi historiani bullgar.
"Për Goce Dellçevin do të bisedohet nëse do të ketë kohë”, u shpreh historiani bullgar.
Edhe bashkë - udhëheqësi i komisionit nga pala maqedonase Dragi Gjorgjiev, një ditë më parë theksoi se ka atmosferë pozitive brenda komisionit për të tejkaluar disa mosmarrëveshje ndër-shtetërore historike.
Anëtarët e komisionit këtë vit duhet të mbajnë gjithsej 5 takime. Deri më tani, komisioni i historisë ka dorëzuar tek qeveria e vendit dhe ajo bullgare rekomandime për pjesëmarrje të përbashkët në manifestimet e pesë figurave historike: për mbretin Samoill, vëllezërit Kirili dhe Metodi, për Shën Naumin dhe Kliment Ohridskin.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
