Maqedoni

1 Prilli, dita e gënjeshtrave të vogla e të padëmshme

01.04.2022 14:39

Edhe pse nuk është festë kombëtare dhe origjina e saj mbetet e paqartë...

Edhe pse nuk është festë kombëtare dhe origjina e saj mbetet e paqartë, të paktën që prej shekullit të 17-të, 1 Prilli festohet si dita e gënjeshtrave në shumë vende të botës.

Disa besojnë se festa rrjedh qe nga lashtësia, kur romaket festonin  festivalin e Hilarias, apo ditën e të qeshurës, të tjerë e lidhin me një feste indiane për ardhjen e pranverës, ku njerëzit bënin shaka me njeri-tjetrin.

Por të paktën që prej mesjetës,  kjo ditë është festuar rregullisht e është e vetmja ditë kur gënjeshtrat janë të lejuara. Të rriturit në përgjithësi nuk gënjejnë në këtë ditë duke ua lënë shakatë fëmijëve. E fëmijët sigurisht që bëjnë rrengjet e tyre.

“Vetëm sot gënjejmë”.

“Vetëm sot mundemi të gënjejmë se është 1 prilli”.

“Sot mundemi të gënjejmë sepse është dita e gënejshtave”.

“Vetëm sot un nuk e gënjej as mamim as babin”.

“Jam veshur si dredhëz, po kaloj shum mire”, shprehen fëmijët.

Jashtë gënjeshtrave të 1 prilllit nuk mbeten as mediat, që shpesh kanë publikuar histori të paqëna, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Në 1 prill 1940,  instituti Franklin paralajmëroi fundin e  botës e kjo u besua.

Në vitin  1957, BBC, publikoi lajmin se  fshatarët zviceranë kishin arritur të korrnin  makarona nga një pemë. Pavarësisht reagimit që shkaktojnë, herë pozitiv e herë negativ, askush nuk ka hequr dore nga shakatë ngacmuese të 1 prillit.

FLUTURA LATIFI TOPOJANI