Botë

Ngec procesi i evakuimit në Mariupol, rusët konfiskojnë 14 ton ushqime dhe ilaçe

01.04.2022 14:57

Katërmbëdhjetë ton ushqime dhe ilaçe që ishin nisur për në qytetin e Melitopol...

Katërmbëdhjetë ton ushqime dhe ilaçe që ishin nisur për në qytetin e Melitopol, u konfiskuan nga forcat ruse teksa një korridor humanitar supozohej te ishte i hapur për të nxjerrë ukrainasit e bllokuar nga zonat e bombarduara.

Konfiskimi i ndihmave humanitare erdhi teksa Moska e Kievi bëhen gati për negocita të reja të paqes. Pritet të nisin operacionet e evakuimi edhe për banorët në Mariupol. 45 autobusë janë nisur, së bashku me një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq që dërgon ndihma humanitare dhe ndihmon evakuimet.

Por përpjekjet e përsëritura për të ngritur korridoret humanitare për evakuimin e deri në 170,000 njerëzve që kanë mbetur në Mariupol, i cili ka vuajtur katër javë bombardime intensive dhe pakësim të furnizimeve, kanë dështuar. Ukraina ka akuzuar forcat ruse për bombardimet e rrugëve të supozuara si të sigurta jashtë disa pikave të luftimit, pretendime që Moska i mohon.

Kiev, pavarësisht shkatërrimit, jeta vazhdon

Banorët e lagjës Sviatoshynskyi në Kiev po përpiqen të jetojnë pavarësisht shkatërrimit, pasi kjo zonë banimi u godit nga raketat ruse. Një strehë për sulm ajror është ngritur në një ish dyqan riparimi këpucësh dhe përdoret çdo natë.

Tulipanë dhe trandafilë janë mbjellë në mes të ndërtesave të dëmtuara. Në rrugë mbahen koncerte.

“Nuk mund të shkoj askund. Unë kam familje vetëm në Kiev, askund tjetër. Jemi në pension, nuk kemi ku të shkojmë. Kështu që ne qëndrojmë këtu”, shprehet qytetri.

“Është shumë e vështirë. Është e vështirë të vazhdosh kur nuk ke shtëpi. Ju jetoni gjithë jetën tuaj dhe kur jeni plak humbni shtëpinë tuaj”, theksoi qytetari.

Rreth 70% e banorëve të Sviatoshynskyi janë larguar. Ata që po qëndrojnë po përpiqen ta bëjnë më të mirën.

GYLTENE SINANI