Maqedoni
Shpenzimet publike, VMRO-DPMNE dhe LSDM, deklarata kundërthënëse
01.04.2022 14:54
Kuvendi përmbylli debatin për stabilitetin financiar të shtetit në lexim të parë, por nuk arriti ta votojë në mungesë të kuorumit....

Kuvendi përmbylli debatin për stabilitetin financiar të shtetit në lexim të parë, por nuk arriti ta votojë në mungesë të kuorumit. Deputetët e VMRO – DPMNE – së konsiderojnë se ligji duhet të rregullojë mosdisciplinën financiare në mbarë shtetin dhe huatë e panevojshme të kësaj qeverie, ndërkohë që druajnë se i njëjti do të mbetet vetëm në letër. Deputeti Bojan Stojanovski kritikoi formimin e komitetin financiar I cili është kopje e këshillit fiskal të buxhetit, pasi do të nxjer konkluza që s’do ti përfill askush.
“LSDM si qeveri bashkë me BDI-në është apsolutisht e padiciplinuar financiarisht dhe bën politika të fijaskos ekonomike me të cilën gati çdo javë do të marrim hua që të financojmë shpenzime joproduktive, s’do kemi rregulla financiare të cilat rregullojnë nivelin e borxhit publik dhe me të vërtetë s’do të ndjekim kurfarë shembujsh në shpenzimin e parave të popullit.”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO–DPMNE-së.
Me kundër vlerësim doli deputetja social demokrate Zhaklina Llazarevska, e cila tha se është kjo qeveri e cila po sfidon krizat globale madje mbulon edhe borxhet e trashëguara.
“Kur ju ikët nga pushteti, pa patur kufarë krize e latë ekonominë në minus. Dhe tani kur ne duhej të kalonim nëpër krizë shëndetësore, ekonomike, energjetike, tani kriza e krijuar nga lufta në Ukrainë, ju këtu po shisni brengosje të rreme për atë se si shpenzohen paratë e popullit. Ne ende po paguajmë borxhet e majme që ju latë, 5 miliardë ishte borxhi publik I shtetit në vitin 2017-të.”, tha zhaklina Llazarevska, deputete e LSDM-së.
Opozita kritikoi edhe mungesën e ministrit të bujqësisë gjatë debatit të ligjit për produkte bujqësore. Ndërkohë që në fazë të parë u debatuan edhe projekt ligjet për shërbime pagesore dhe pastrim parash.
MERALE ISMAILI
