Maqedoni

Kriza energjitike, Bekteshi: Kemi rritjen minimale në rajon

01.04.2022 15:07

Vendi ka siguruar furnizimin me gaz natyror deri më 15 prill, siguroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi....

Përkundër asaj që qytetarët nuk patën ngrohje qendrore për disa ditë gjatë sezonit të dimrit si dhe rritjes së çmimet e energjisë elektrike, përsëri qeveria dhe EMV vlerësojnë se vendi me sukses është përballur me krizën energjetike. Në krahasim me vendet e rajonit, qytetarët tanë paguajnë rrymë elektrike më të lirë, kurse të gjitha kapacitetet prodhuese punojnë me kapacitet të plotë.

“Kemi arritur të sigurojmë rritje minimale të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes dhe në një kohë kur të gjitha vendet e rajonit kanë kufizime të energjisë elektrike, kemi siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjitha amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. 171 milionë euro janë transferuar në llogarinë e “Elektranave të Maqedonisë së Veriut”.”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Model i ri tarifor nga korriku, Bekteshi: Të pasurit do të paguajnë më shumë
 
Megjithatë Bekteshi njoftoi se nga korriku do të vendoset model i ri tarifor për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike. Ekzekutivi është në përgatitje të zgjidhjes ligjore.
 
“Ata familje të pasura, ata amvisëri të pasura që do të harxhojnë më shumë energji elektrike, do të paguajnë më tepër. Kategoritë në rrezik social të qytetarëve do të paguajnë edhe më pak nga çmimet aktuale të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.”, tha Bekteshi.
 
Kriza energjetike,  deri tani vendit i ka kushtuar 171 milion euro 
 
Kriza energjetike vendit i kushtoi deri tani 171 milion euro. Më së shumti para - rreth 72 milionë euro i janë paguar TE-TO. 
 
“I mbaruam marrëveshjet me TEC Negotinë dhe Te-To dhe në 3-4 muajtë e kaluar këto dy kompani shumë ndihmuan në sistemin dhe me integrimine  tyre në piunën e EMV-së u kursyen rreth 31 milion euro. Prej sot EMV do të vazhdojë ta furnizoj EVN Home dhe organet tjera përmes kapaciteteve të veta.”, tha Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së.
 
Nga tregu i lirë janë importuar rreth 127 gigavat për të cilat janë paguar 34 milionë euro, ndërsa për MEPSO janë shpenzuar 12 milionë euro.
 
ERSAN PAJAZITI