Maqedoni

Presidenti Pendarovski: Jo premtime ditore, demokraci përmes arsimimit

01.04.2022 15:18

Zhvillim të procesit demokratik në një kohë të ndryshimeve globale nuk mund të arrihet me premtime politike ditore...

Zhvillim të procesit demokratik në një kohë të ndryshimeve globale nuk mund të arrihet me premtime politike ditore, por demokracinë mund ta sigurojmë përmes arsimit, vlerson presidenti Stevo Pendarovski në konferencën “Përfshirja e edukimit politik në sistemin arsimor”, organizuar nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik. Demokrat nuk lind por bëhesh thotë ai. 
 
“Ndërtimin e brezave të ardhshëm të demokratëve duhet të jetë një pjesë integrale e sistemit tonë arsimor dhe programeve arsimore në shkolla në shkallët e ndryshme të arsimit. Rregull e vjetër është se që të mbijetojë, demokracisë i nevoiten democratë. E demokratët nuk lindin por krijohen përmes proceseve komplekse dhe jetësore.”, tha presidenti Stevo Pendarovski. 
 
Edukimi politik, MASH e gatëshme ta përfshijë në procesin mësimor
 
Nëse duam të  krijojmë të rinj të interesuar për ndryshime pozitive në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë, gjatë edukimit duhet t'i formësojmë ata në atë mënyrë theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
 
“Për këtë duhet të pastrojmë tekstet dhe të përfshijmë tema që kanë munguar deri më tani, përfshirë ato që kanë të bëjnë me edukimin politik. Procesi i përgatitjes hap pas hapi të materialeve të reja mësimore, sipas planprogrameve të reja, është në process.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
 
Ministri Shaqiri thotë se do të ishte mirë që në 3 klasat e larta të arsimit fillor, të futen më shumë përmbajtje dhe orë të dedikuara për edukim politik. Ai vuri në dukje se Ministria është gjithmonë e gatshme të dëgjojë zërin e të rinjve, të cilëve u referohen këto reforma. 
 
SANIJE DURAKU