Maqedoni
Rreziqet nga vërshimet, nis pastrami i lumenjve në 9 komuna në Pollog
01.04.2022 15:29
Për të parandaluar rreziqet nga vërshimet eventuale, nisi realizimi i projektit për kontrollimin e rrjedhave të lumenjve

Për të parandaluar rreziqet nga vërshimet eventuale, nisi realizimi i projektit për kontrollimin e rrjedhave të lumenjve, duke pastruar dhe zgjeruar shtretërit e lumenjve në disa vendbanime të Pollogut. Aksioni nisi nga lumi në komunën e Bogovinës, e pritet që të përfshijë edhe nëntë komuna të Pollogut dhe atë Mavrovës. Nga java tjetër do fillojnë punimet edhe në pjesën më kritike të vendit, në shtratin e lumit të fshatit Shipkovicë, ku si pasoj e vershimve të vitit 2015 patë edhe viktima.
“Në vitin 2015, fatkeqësia ishte një thirrje zgjimi për gjithë ne dhe Zvicra vendosi t’i bashkojë forcat me autoritetet lokale kombëtare për të krijuar një sistem gjithëpërfshirës që do ndihmonte rajonin të rriste përshtatshmërinë e tij, të parashikonte më mirë dhe të menaxhonte këto të mos ndodhin në të ardhmen.”, tha Veronik Ulman, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.
Do të pastrohen edhe deponitë e egra në Malin Sharr.
“Për fat të keq kemi identifikuar rreth 20 deponi të egra në Malin Sharr. Sepse me vërshimet bëhen edhe dëme të tjera, për çka Ministria ka shpallur projekt për pastrimin e gjitha deponive të egra në vendbanimet e malësisë.”, tha Naser Nuredini, ministër i ekologjisë.
Ky projekt realizohet në partneritet mes Ministrinë e Ekologjisë dhe UNDP-në. Ai financohet nga Qeveria zvicerane, me një shumë prej 12 milion euro.
VISAR SADIKI
