Nata e Vitit të ri relativisht e qetë për mjekët
Nata e Vitit të Ri në Shkup kaloi relativisht qetë, kumtuan sot mjekët nga spitalet e Shkupit dhe të Ndihmes së shpejtë...

Në Klinikën për toksikologji janë pranuar 16 persona në gjendje të alkoolizuar akute, kryesisht vajza prej 14 deri në 21 vjeçare, ndërsa gjatë natës janë trajtuar dhe lënduar në aksidente trafiku, me kapsolla dhe fraktura.
Njëri nga tre të lënduarit nga kapsollat, i lindur në vitin 1962, është mbajtur për kurim në spital dhe ka semi amputim në njërin gisht.
Gjatë 24 orëve të kaluara Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore ka intervenuar tek 137 thirrje, nga të cilat vetëm 50 kanë qenë gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Sa për krahasim, gjatë mbrëmjes së vitit të kaluar nga ana e pikave kujdestare në Shtëpinë e shëndetit gjithsejë janë realizuar 172 kontrolle.
