Fillon pagesa e pagës minimale prej 18.000 den, Kovaçevski: Paga do të vazhdojë të rritet
Punëtorët që deri muajin shkurt merrnin pagë minimale prej 15.200 denarë, në pagën e marsit do tëkenë rreth 300 mijë denarë më shumë...

Punëtorët që deri muajin shkurt merrnin pagë minimale prej 15.200 denarë, në pagën e marsit do tëkenë rreth 300 mijë denarë më shumë. Përkatësisht, rreth 80.000 punëtorë, në sektorë të ndryshëm, nga ky muaj do të marrin pagën minimale me rritje e cila është përcaktuar në 18.000 denarë.
“Paga minimale prej 18.000 denarë është realitet, por më e rëndësishmja, ajo do të vazhdojë të rritet pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë. Tashmë me dy paga minimale mbulohet shporta e konsumit, gjë që nuk ishte në vitin 2016, kur për të mbuluar një shportë duheshin më shumë se 4 paga minimale.” - shkruan në profiling e tij në facebuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Koleva: Minimalja, për 4 vjet, dy herë më e madhe
Sipas LSDM-së në pushtet, politikat ekonomike të qeverisë po japin rezultate të prekshme për qytetarët.
“Rreth 80.000 qytetarët do të kenë rritje në pagat e tyre për rreth 3000 denarë. Rritje pagash do të kenë edhe punëtorët që deri në muajin e kaluar kishin pagë prej 16/17.000 denarë. Me rritjen e re paga minimale tani është dy henë më e madhe se para katër vite e gjysëm, kur në veprimtari të ndryshme ajo ishte 8.800 denarë”, theksoi Daniela Koleva nga LSDM.
Ligji për pagën minimale u miratua thuajse në unanimitet më 23 shkurt edhepse opozita pati vërrejtjet e saj. Ligji nuk përfshiu pagat në arsim, gjë që rriti pakënaqësinë e mësimdhënësve.
Zbatimi i ligjit për pagën minimale do të rëndojë buxhetin e shtetit për 15 milionë euro, si ndihmë financiare për punëdhënësit për pagesën e rrogës minimale. Me ndryshimet e reja në ligj, lartësia e rrogës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% e lartësisë së rrogës mesatare neto. Aktualisht paga mesatare është 29.980 denarë.
SHPËTIM NUREDINI
