Botë

Hetim për spiunim në Bullgari, Maxharova: Spiunimi në favor të Rusisë

01.04.2022 16:23

Një ditë pas komentimit të Kryeministrit Bullgar, Kirill Petkov se agjentë të Rusisë në Bullgari...

Një ditë pas komentimit të Kryeministrit Bullgar, Kirill Petkov se agjentë të Rusisë në Bullgari kanë punuar kundër raporteve të mira mes Shkupit dhe Sofjes dhe se njëri nga fokuset ka qenë të mos ketë ardhmëri evropiane për Ballkanin perendimorë, Prokuroria Speciale bullgare ka hapur një  hetim që  përfshin 3 persona, 2 të punësuar në Shërbimin Nacional për Siguri dhe një i punësuar në një ministri. Ata dyshohen se kanë dhënë informata personave nga Federata Ruse dhe jo diplomatëve. 
 
Dhënia ka qenë indirekte duke shfrytëzuar patformat online. Sipas prokurorisë nuk ka dëshmi se spiunimi ka qenë e orientuar kundër përmirësimit të marëdhënieve mes Bullgarisë dhe RMV-së por nuk japin  më shumë detaje për rastin. Tani për tani nuk ka të arrestuar, nga prokuria presin Shërbimi i Sigurisë Nacionalë të marrë masa disiplinore dhe ti pushoj nga puna të punësuarit.
 
“Spiunimi është kryer në favor të Federatës ruse, kjo është vepër penale kundër republikës. Ky lloj i krimit më së shpeshti bëhet me besueshmëri dhe është i fshehtë kështu që në këtë fazë nuk mud të shpalosim shumë detaje.”, tha Valentina Maxharova, prokurore bullgare.
 
Sipas Kryetarit të Bullgarisë Radev, në Agjensinë Nacionale për Siguri në mënyrë aktive është punuar që të pengohet zbulim apo ndonjë aktivitet tjetër të spiunimit. Jo larg RVM i shpalli persona "non grata" 5 diplomatë ruse. 
 
Presidenti Pendarovski nuk komentoi deklaratën e kryeministrit bullgar Petkov por thotë se "Ai është Kryeministër dhe duhet t’i besohet". 
 
Ky është skandali i dytë për një muaj në Bullgari. Më 2 mars shërbimet e kundërzbulimit zbuluan general në rezervë që ka spiunuar për Kremlinin. Si përgjigje ndaj kësaj autoritet bullgare dëbuan 2 diplomatë rus.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI