Maqedoni

Revizioni shtetëror: EMV pagoi miliona për projekte që nuk ekzistojnë

01.04.2022 17:29

Por edhe pse autoritet u lëvdruan me punën e Elektranave, revizioni shtetëror ka kontatuar lëshime në funksionim dhe shpenzim...

Por edhe pse autoritet u lëvdruan me punën e Elektranave, revizioni shtetëror ka kontatuar lëshime në funksionim dhe shpenzim të  parregullt të parave shtetërore nga SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” .

Në 9 vitet e kaluara, kompania shtetërore e energjisë elektrike ka shpenzuar më shumë se 40 milionë euro për projekte që nuk funksionojnë, akuzojnë revizorët shtetërorë.
 
“Shumica e parave, 21 milionë janë shpenzuar për “modernizimin” e Bllokut të parë në REK Manastir. Projekti ka zgjatur nga viti 2011 deri në vitin 2020, por nuk është realizuar. Për të, EMV pagoi madje njëshumë fantastike prej  11.5 milionë euro vetëm për avokatët që përfaqësonin kompaninë në gjykatë dhe ESM humbi procedurën e arbitrazhit.”, thuhet në kumtesën e Revizionit të Shtetit. 
 
Nga atje kanë arritur në përfundimin se ndërmjet viteve 2011 – 2020,  EMV siguroi para edhe për pajisje që nuk përdoren,  ndër to janë projektet për hidrocentralet “Ura e Boshkut” dhe “Fusha e Llukovës” projekte këto të ndërprera prej vitesh.