Kosovë: Një 16 vjeçare bëhet nënë në minutat e parë të 2015-ës

01.01.2015 13:22

Dafina Bejta, 16 vjeçare nga Lipjani, ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00....

Dafina Bejta, 16 vjeçare, nga Lipjani, ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00, dhe mjeku kujdestarë në Gjinekologji, Naser Berisha, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar për KosovaPress se të dyja janë në gjendje të mirë.

Vajza e 16 vjeçare, ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramëve.

Naser Berisha, kujdestar në Gjinekologji, ka treguar se gjatë ditës së sotme kanë qenë 16 lindje, ndërsa lindja vajzës së Dafinës, u lind në 10 minutat e parë të 2015-ës.

Gjendja e fëmijës së pos a lindur është mire po ashtu edhe gjendja e nënës së fëmijës është e mirë.

“Në minutat e para të vitit të ri, në 10 minutëshin parë ka lindur Dafina Bejta, 16 vjeçare nga komuna e Lipjanit , gjinia e fëmijë femër, me peshë trupore 2750 gram, gjatësi 49 centimetra. Janë në gjendje të mirë edhe nëna edhe fryti”, ka deklaruar ai. (kosovapress.com)