Maqedoni

Paga minimale, DAP: Mund të aplikohet për ndihmë financiare

01.04.2022 18:03

Prej sot punëdhënësit mund të aplikojnë edhe për ndihmë financiare për pagesën e pagës minimale....

Prej sot punëdhënësit mund të aplikojnë edhe për ndihmë financiare për pagesën e pagës minimale. 
 
Në Drejtorinë për të Ardhura Publike, mund të dorëzohet kërkesë për ndihmë financiare për pagesën e dallimeve të kontributeve të pagës minimale neto. 
 
“Punëdhënësit që dëshirojnë të përdorin ndihmë të këtillë shtetërore, për dorëzimin e MPIN, në fushën 3.23 duhet të vendos shifrën 405, për të punësuarit që kërkojnë ndihmë financiare. Punëdhënësit që tanimë kanë paguar pagën e marsit, dhe kanë kërkuar ndihmë financiare, poashtu mund të të realizojnë përmirësim me vendosjen e shifrës 103, vetëm për personat e punësuar që kërkojnë sigurimin e ndihmës financiare”, sqarojnë nga DAP.  
 
Të drejtë të shfrytëzimit të kësaj mbështetje financiare, e kanë të gjithë punëdhënësit që janë të liruar nga pagesa e kontributeve nga sigurimi kompetent social apo tatimi i  të ardhurave personale për personin e punësuar.