Maqedoni
Covid 19, dy viktima, 201 raste të reja në 24 orë
01.04.2022 18:26
Nga 1.968 testet Covid të bëra në vendin tonë në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 201 infektime të reja...

Nga 1.968 testet Covid të bëra në vendin tonë në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 201 infektime të reja, 37 janë ri-infektime. Kryeson Shkupi me 111 të infektuar.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar dy fatalitete, një 75 vjecar nga Kumanova dhe jnë 83 vjecar nga Tetova. Të dy personat kanë vdekur në kushte spitalore. Janë regjistruar edhe 249 pacientë të shëruar. Edhe në këtë statistikë shumica apo 151, janë nga Shkupi. Aktualisht në vend ka 1.715 raste aktive.
Teksa ulen shifrat nga varantet e njohura të Sars Cov 2, një shqetësim i ri vjen nga BA2, një nënvariant i Omicronit, që po qarkullon pothuajse në të gjitha vendet e Evropës. Ai është i ngjashëm me Omicronin, por ka një transmetueshmëri më të lartë dhe shfaq disa simptoma të tjera, pra përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut. Ende nuk dihet nëse variant I ri ka arritur tashmë në vendin tonë. Në Shqipëri pritet përgjigje e rezultateve nga disa mostra të dyshuara si të infektuara nga varianti BA2 që janë dërguar këto ditë në laboratorin e referencës në Gjermani.
