Botë

82 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID19 në Shqipëri

01.04.2022 18:47

480 të infektuar aktivë janë aktualisht në Shqipëri, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 82 qytetarë....

480 të infektuar aktivë janë aktualisht në Shqipëri, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 82 qytetarë.
 
Në 24 orët e fundit janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 34 qytetarë në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.
 
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
 
Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.
 
Deri më tani janë kryer 2,762,715 vaksinime në total në vendin tonë.
 
269,787 qytetarë janë shëruar deri më tani nga COVID, ndërsa numri i viktimave që humbën betejën me virusin e padukshëm është 3,492.
 
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes“, thonë nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.