Maqedoni

Grubi uron myslimanët: Qofshin këto ditë çaste reflektimi e përkushtimi për ripërtrirje shpirtërore

01.04.2022 19:02

Zëvendëskryemnistri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB...

Zëvendëskryemnistri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar besimtarët islam me rastinin e fillimit të muajt të shenjtë të Ramazanit.
 
“Në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ju shpreh urimet e mia të sinqerta për agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe mirësi pafund në familjet tuaja! 
 
Qofshin këto ditë çaste reflektimi dhe përkushtimi për ripërtrirje shpirtërore, për të praktikuar sa më shumë vepra të dobishme dhe për të projektuar jetën mbi vlerat e solidaritetit, tolerancës dhe paqes!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Grubi.