Ekonomi
Nga sonte në mesnatë çmime më të lira të derivateve të naftës
01.04.2022 19:14
Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimet e shitjes me pakicë të Eurodizelit dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ulen për 2 denarë/liter. Kështu, çmimi me pakicë i Eurodizelit bëhet 83,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, 79,50 den/lit.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe Mazutit nuk ndryshojnë.
