Emanueli është fëmija i parë i 2015-ës në Shqipëri

01.01.2015 13:24

Fëmija i parë i vitit 2015 në Shqipëri ka lindur në orën 00:01 minutë dhe quhet Emanuel...

Ndryshe Emanueli është fëmija i tretë i familjes Zeneli dhe gëzon shëndet të plotë.

Nëna e tij Mirjeta Zeneli tregon se fëmija ka lindur i shëndetshëm, 4 kg e 100 gr, dhe është gëzim i madh i familjes së tyre, pasi pas dy vajzave më të rritura që kishin e prisnin me dëshirë të madhe edhe një djalë i cili erdhi tamam si surprizë e Vitit të Ri. (kosovapress.com)