Maqedoni
Ziadin Sela uron fillimin e muajit të Ramazanit
01.04.2022 19:33
Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka uruar besimtarët e fesë islame muajn e Ramazanit....

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka uruar besimtarët e fesë islame muajn e Ramazanit.
“Uroj të gjithë shqiptarët dhe besimtarët musliman që fillimisht të kenë shëndet, agjërim të lehtë dhe të pranuar dhe nga ky muaj të dalim bashkërisht më të pastër dhe më të fuqishëm, parasegjithash shpirtërisht.Uroj që në këtë muaj, i cili njihet edhe si muaj i mëshirës, Zoti të na mëshiroj dhe bekojë me mirësitë e Tij, t’i mbeten të kaluarës tragjeditë, problemet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat jemi përballur periudhën e fundit. Ndërkaq ne të gjithë të reflektojmë, të nxjerrim mësim dhe të marrim përgjegjësitë që na takojnë për të krijuar një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më të begatshme për vete dhe për brezat që vijnë pas.”, thuhet mes tjerash në urimin e Selës.
