Maqedoni
Ahmeti: Le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit
01.04.2022 19:37
Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të nisjes së muajit të bekuar të Ramazanit...

Kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të nisjes së muajit të bekuar të Ramazanit “Uroj nga zemra që muaji i bekuar i Ramazanit t’ju gjejë në harmoni, paqe dhe shëndet të mirë në familjet tuaja.
Të frymëzuar le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit mes vete. Përkushtimi dhe begatitë që na i sjell muaji i agjërimit qofshin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm në shërbim të së mirës së përgjithshme!Agjërim të lehte dhe lutje të pranuara.”, thuhet në urimin e Ahmetit.
