Maqedoni
Stuhi pasdite në Shkup, rreshje shiu e shtrëngatë thuajse në tërë vendin
01.04.2022 19:46
Pasditen e sotme në shumë qytete, moti ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu...

Pasditen e sotme në shumë qytete, moti ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë, si dhe në disa vende edhe breshër.
Një stuhi me erëra të forta, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima ka goditur sot vonë pasdite Shkupin. Në orët në vijim do të ketë kushte për procese më intensive në formë stuhie.
Nesër moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore dhe lindore. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira, në vendte malore edhe me rreshje bore.
