Maqedoni

Menduh Thaçi uron besimtarët për muajin e Ramazanit

01.04.2022 20:24

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, uron fillimin e muajit të Ramazanit...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, uron fillimin e muajit të Ramazanit.
 
“Të nderuar qytetarë, në vigjilje të muajit të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t'ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Le të jetë ky muaj edhe një mundësi më tepër për afrim me njëri-tjetrin për t'i kontribuar paqes e shëndetit të ndërsjellë dhe për të transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi.
 
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t'ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.”, ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.