Maqedoni
Afrim Gashi ua uroi besimtarëve fillimin e muajit të shejtë të Ramazanit
01.04.2022 21:05
Kryetari i Partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroi fillimin e muajit të shejtë të Ramazanit.

Kryetari i Partisë AlternAtivA, Afrim Gashi, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroi fillimin e muajit të shejtë të Ramazanit.
“Sonte, kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t'ua uroj këtë muaj dhe të lutem që agjërimi të jetë mundësi që të gjithë agjëruesit të arrijnë në gradat e larta shpirtërore.
Duke hequr dorë nga ushqimi, besimtarët e ushqejnë shpirtin e tyre me vlera të larta sublime, që i mbrujnë me dashuri, solidaritet dhe paqe shpirtërore.
Siç e kemi detyrë gjithnjë, as në këtë muaj nuk guxojmë t'i harrojmë skamnorët dhe të gjithë ata që kanë nevojë që ta ndjejnë dorën tonë dhe solidaritetin e dashurisë sonë.”, ka shkruar Gashi.
