Foshnja e parë e lindur në 2015 –tën është vajzë

01.01.2015 14:32

Fëmiu i parë në Shkup që lindi menjëher pas ndërrimit të motmoteve është vajzë. Bëhet fjalë për foshnjën e cila ka peshë 3 kilogram e gjysëm, ndërsa e gjatë 51 cm që lindi në Klinikën e Gjinekologjisë vetëm një minutë pas mesnate në Shkup...

Familjes i dëshirojmë shëndet dhe fat tha Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili bashkarisht me Ministrin e Punës dhe Politikës Socile Dime Spasov dhe Kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski e vizituan Klinikën e Gjinekologjisë.

“Kam fëmijën e tretë do ta pagëzoj Mia dhe jam shumë  e lumtur, lindja ime kaloi me prerje cezariane” – tha nëna e fëmijës së lindur, Olivera Llazarevska.

“Tradicionalisht si Ministri i dhuruam monetë të aritdhe pllaketë dhe duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për fëimjën e tretë nëna në periudhë vjetore dhjetë vjecare do të merr ndihmë prej 8 mij denarësh nga shteti” – tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Edhe në Kosovë   fëmija i parë i lindur në vitin 2015 është i gjinisë femërore dhe është lindur nga një nënë tinejxhere, që ka vetëm 16 vjeç Dafina Bejta, nga Lipjani, ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00.

Vajza e 16 vjeçares, ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramëve.

Ndërsa në Shqipëri foshnja e pare e vitit 2015 është një djalë dhe dhe erdhi në jetë në maternitetin ‘Koço Glozheni’ në kryeqytetin shqiptarë. Bebja  ka lindur vetëm një minutë nga ndërrimi i viteve, në orën 00.01.

Mjekët që ndihmuam nënën në këtë lindje bene me dije se foshnja gezon shendet te plote, peshon 4 kilograme e 150 grame dhe beri te lumtur nje familje nga Tepelena. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)