Maqedoni
Shkup, sanksionohen 201 shoferë, 56 për tejkalim të shpejtësisë
02.04.2022 12:20
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 201 kundërvajtje, prej të cilave pesëdhjetë e gjashtë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tridhjetë e katër gjoba për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësoëve.
Poashtu janë shqiptuar tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit nëntë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për shoferët fillestarë, tri sanksione për automjete të paregjiistruara, pesëdhjetë sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt...
Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
