Maqedoni

LSDM: Bonus paga mbi 28.000 denarë për 5.879 policë

02.04.2022 14:03

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e Brendshme po investojnë në mënyrë aktive në potencialin njerëzor të policisë...

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e Brendshme po investojnë në mënyrë aktive në potencialin njerëzor të policisë. Krahas rikonstruksionit të stacioneve policore dhe reparteve, krahas uniformave dhe pajisjeve të reja, po investohet edhe në pagat e punonjësve të policisë. Këto ditë janë paguar 5897 vendime bonus pagash për vitin 2021. 
 
“5.897 punëtorë në MPB kanë marrë 28.718 denarë për 150 orë jashtë orarit të kryera në vitin paraprak. Krahas bonusit të pagës, rritje e re pagash ka në Ministrinë e Brendshme. Me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, punonjësit në MPB të cilët nuk janë të autorizuar, do të kenë dy rritje, përkatësisht Me pagën e muajit mars marrin rritje pagash me qëllim të harmonizimit me Ligjin për pagën minimale dhe rritje graduale është bërë për të gjitha vendet e punës.”, tha Mile Taleski nga LSDM.