Maqedoni

Bisedimet Maqedono – Bullgare, VMRO kërkon të zbardhen detajet e marëveshjes

02.04.2022 14:54

VMRO–DPMNE kërkon nga qeveria që të bëjë publike se çfarë saktësishtë është pranuar në marrëveshjen midis komisionit maqedono bullgar...

VMRO–DPMNE kërkon nga qeveria që të bëjë publike se çfarë saktësishtë është pranuar në marrëveshjen midis komisionit maqedono bullgar, pasi kryetari I palës maqedonase Angell Dimitrov pas takimit tha se pika konestuese për mbretin Samoil, është mbyllur me marrëveshje për kremtim të përbashkët. Nga partija e Mickovskit akuzojnë se bisedimet po zhvillohen në mënyrë jo transaprente në dyer të mbyllura pa u informuar opozita, deputetët por edhe opinion.
 
“Bullgarët po informojnë qytetarët e tyre ndërkaq pala maqedonase po hesht. Nëse Kovaçevski është i sinqert ndaj popullit dhe shtetit, atëherë menjëherë do të kërkojë garanca me shkrim për identitetin maqedonas, historinë dhe gjuhën si nga Bullgaria edhe nga BE. Udhëheqja e bisedimeve në mënyrën e njëjtë sikurse deri tani, vetëm se do të vërtetojë dyshimet se Kovaçevski dhe Osmani tregëtojnë me interesat nacionale maqedonase.”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO–DPMNE-së.
 
Kovaçevski: S’negociojmë gjuhën dhe identitein
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pohon se gjuha dhe identiteti i popullit maqedonas s’do jetë temë e bisedimeve. Fajësoi opozitën se si zakonisht po kritikon të gjitha marrëveshjet strategjike. Kovaçevski ka thënë se optimizmi i tij dhe kolegut të tij bullgar Petkov ka të bëjë me përparimet e grupeve të punës që kanë formuar qeveritë e dy shtetet, për të cilat siç thotë ka rezultate. Takimi i rradhës i komisionit të historianëve është caktuar në 12 dhe 13 maj në Sofje.
 
MERALE ISMAILI