Botë
Zelenski: Shkojmë drejt betejave më të vështira
02.04.2022 15:25
Beteja është e vështirë por ne shkojmë drejt betejave ende më të vështira...

Beteja është e vështirë por ne shkojmë drejt betejave ende më të vështira. E dimë se ende nuk i kemi tejkaluar të gjitha sfidat por të gjithë duam të fitojmë. Kur kjo do të ndodh të gjithë do ta shohin deklaroi Kryetari i Ukrainës Volodimir Zelenski përmes videoxhirmit.
“Okupatorët po tërhiqen nga pjesa veriore e vendit tonë, ngadalë kjo po vërhet. Diku po tërhiqen nga luftimet dhe diku vet i lëshojnë pozicionet. Pas tërheqjes së tyre situata është katastrofale dhe ka rrezik të madh. E para sulmet ajrore mund të vazhdojnë, e dyta ata vendosin mina në tërë teritorin, shtëpitë, paisjet por edhe te trupat e viktimave.”, tha Volodimir Zelenski, kryetar i Ukrainës.
Brengosja e Zelenskit është e madhe sepse gjendja në lindje të Ukrainës mbetet e vështire. Rusia sërisht përgaditet të bombardojë Donbasin dhe Harkovin. Sërisht bëri thirrje që në qershor të përballet me palën ushtarake ruse. Sipas Zelenskit në Mariupol janë vrarë 5 mij njerëz. Rreth 170 mij njerëz përballen me mungesë të ujit, ushqimit dhe energjisë elektrike. 21 persona dhe dy fëmijë u vranë gjatë bombardimeve në qytetin Somij.
“Dëgjova fluturimin e aeroplanit dola dhe menjëherë pamë tym. Ishin rreth 350 metra larg, gjithçka u shkatërrua ishte shum situatë e frigshme.”, tha një banor.
“Erdha nga puna nga ndërrimi i natës, pash se dyert dhe dritaret janë thyer.”, u shpreh një banor.
Rusia dhe Ukraina vazdojnë me negociatat në format online. Ndërkohë dorheqje morën dy antarë të forcave të sigurimit të Ukrainës për të cilët Kryetari Zelenski tha se janë tradhëtar. Zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha se askujt nuk duhet ti bie ndërmend ta sulojë Rusinë, duke potencuar se Rusia do ti përforcojë kufijtë e vet perendimor. Ndërkohë Ministria ruse e mbrotjes shpalli se dy heleikopter ukrainas M 24 janë përgjegjës të sulmit të depos për lëndë djegëse, ndërsa autoritete e Ukrainës e mohojnë këtë sulm.
FLUTURA LATIFI
