Maqedoni
Shënohet dita e brigadës së parë të këmbsorisë, modernizimi i saj do të vazhdojë edhe më tej
02.04.2022 15:50
Përmes solemnitetit ushtarak u shënua ditae njësisë më të madhe luftarake të Armatës brigades së pare të këmbsorisë...

Përmes solemnitetit ushtarak u shënua ditae njësisë më të madhe luftarake të Armatës brigades së pare të këmbsorisë. Në kontinuitet punojmë për përmirësimin e aftësive të ushtarëve sa i përket gatishmërisë luftarake tha Koloneli Besnik Emini.
“Si rezultat i këtij procesi statusi ynë i përgaditjes është dukshëm i rritur dhe i përmirsuar. Siguria e rajonit tonë kishte kthesë evidente në 2020-tën me antarësimin tonë në Nato, me çka u ndryshua natyra e sfidave të tanishme dhe të ardhshme.”, tha koloneli Besnik Emini.
Kjo brigadë është ndër më të rëndësishmet në Armatë, por ivestimet për modernizimin e saj do të vazhdojnë edhe më tej.
“Me krenari mund të konstatoj se brigada e parë e këmbsorisë po vazhdon të jetë forca kruciuale luftarake dhe grushti goditës i Armatës. Çdoherë e përgaditur të mbrojë atdheun, mbrojtjen e interesave nacionale, integritetit territorial dhe sovranitetit.”, tha Sashko Olavçinski, komandant i brigadës.
Pjestarët e brigadës së këmbësorisë treguan profesionalizimin e tyre dhe aftësitë që posedojnë dhe dëshmuan se multietniciteti është përparësi. Armata tregoi unitet edhe në betejën me pandeminë, por edhe në gjendje të tjera të krizës.
“Për përkushtimin, profesionalizimin dhe trajnimin tuaj, në emër të Qeverisë, në emrin tim personal, por edhe në emër të qytetarëve ju shperhi falenderim, Ju përfaqësuesit e brigadës së këmbsorisë luftuat me zjarret, vërshmet, ndihmuat në luftën me pandeminë dhe çdoherë përkrahni çdo nevojë të qytetarëve tanë.”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.
Brigada e këmsorisë e shënoi 2 prillin si datë kur para një dekade kjo njësi morri detyrat nga brigadat e mëparshme dhe u bë njësia më e madhe luftarake.
FLUTURA LATIFI
