Viti 2015 pritet me fishekëzjarre në tërë globin

01.01.2015 14:39

Nata e ndërrimit të moteve u shënua me aktivitete të shumta në kryeqytetin e Maqedonisë...

Manifestimi qendror u mbajt përpara portës Triumfale në Shkup, në shoqërinë e këngëtarëve të shumtë të estradës, kryesisht maqedonase.

Pavarësisht që temperatura mbrëmë zbriti deri në -10 gradë celsius, qytetarë të shumtë nuk iu trembën të ftohtit, por qëndruan orë të tëra në Sheshin dhe rrugët e qytetit për tu argëtuar.

Viti i Ri në mënyrë spektakulare u prit edhe në botë. Samoa dhe Kiribati e pritën  të parët Vitin e Ri. Samoa hyri në histori, sepse ishin pikërisht banorët e këtij ishulli që deri atëherë e festonin të fundit ndërrimin e viteve, në 29 dhjetor 2011, ata kaluan ne menyre virtuale kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar orën 24 orë përpara.

Ne radhe per trokitjen e 2015-tes jane ishujt Catham; pas tyre data ne kandendar  ndryshon per Oklandin, Suven e Uillingtonin ne Zelanden e re, e disa rajone te vogla te Rusise.

Si çdohere, Sidney i Australise ishte i pari qytet i rendesishem qe pershendet nderrimin e viteve dhe me spektaklin e tij ikone te fishekzjarreve, rremben vemendjen e te gjithe botes.

Show ekstravagant i ngjyrave dhe festimet nisin atje 16 ore perpara renies se globit te kristalte ne ‘Times Square’, të New York-ut. Sydney Fireworks 2015 terheq rreth 1,6 milione vete. Janë 11.000 fishekzjarre te vendosur ne toke, 25.000 fishekzjarre qe leshohen ne qiell, 100.000 efekte piroteknike, ndersa vete totali i peshes se fishekzjarreve llogaritet tek 7 tone.

“Fishekzjarret në kullën Eiffel, si çdo vit ishin mënyra tipike e kremtimit të Vitit të Ri në Paris. Kryeqyteti francez u pushtua nga një spektakël gjigand dritash që ndriçoi qytetin për minuta të tëra, ndërkohë që njerëzit festonin.Berlini gjithashtu ofroi një spektakël fishekzjarresh dhe dritash që ngjyrosën qiellin e kryeqytetit gjerman. E ndërsa Brazili e mirëpriti vitin 2015 me festat tradicionale në plazhin e Kopakabanës, në Rio de Zhaneiro, artistë dhe DJ performuan për më shumë se 1 milionë njerëz, të cilët pritën agimin e parë të vitit.

Edhe Nju Jorku e mirëpriti Vitin e Ri pasi sfera e kristaltë u ul poshtë. Kur ora shënoi 00:00, shumë çifte të dashuruarish i dhuruan njëri-tjetrit puthjen që duket se është kthyer në traditën amerikane.

Por, krahas atmosferës festive nuk munguan as protestat.

Mijëra njerëz ishin mbledhur me kauzën jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”. E gjithë kjo, lidhur me vrasjet e mëhershme të afro-amerikanëve në SHBA.

Japonia e mirëpriti vitin 2015 në mënyrën e saj tradicionale. Pas spektaklit të fishekzjarreve, nuk munguan as lutjet në tempuj, me dëshirën kryesore për fat të mirë.

Në Kinë, 35 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën gjatë festimeve pasi u shtypën nga turmat e mëdha të njerëzve përgjatë lumit të Shangait.

Moska festoi në sinkron me shumë vende të tjera perëndimore, ndonëse shumë gjëra nuk kanë shkuar siç duhet mes Rusisë dhe Perëndimit gjatë vitit të kaluar. Mijëra njerëz pritën vitin 2015 në Sheshin e Kuq mes brohoritjesh e fishekzjarresh.

Dubai dhuroi një spektakël dritash e fishekzjarresh në tentativë për të shënuar një rekord në ndërtesën më të lartë në botë.

Ndërsa në  Lindjen e Mesme Viti i Ri u prit mes lutjesh për t’i dhënë fund terrorizmit që po mundon mijëra njerëz. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)