Maqedoni
VMRO–DPMNE: Spasovski të shkarkojë të akuzuarit për presione zgjedhore
02.04.2022 16:43
VMRO–DPMNE ka kërkuar nga ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski...

VMRO–DPMNE ka kërkuar nga ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski që të shkarkojë tre shefat e policisë dhe një inspektorë të dënuar për ushtrim të trysnisë politike ndaj një kandidati për kryetar komune, dhe pastaj vetë Spasovski të dorëhiqet. Sipas partisë së Mickovskit dokumenti gjyqësor për një gjë të tillë dëshmon partizimin e plotë të policisë dhe keqpërdorimin e pozitave të tyre.
“Kjo është dëshmi për partizimin e plotë të policisë nga ana e Oliver Spasovskit, i cili pesë vite është ministër i policisë. Opinioni është mirë i njoftuar se Vlladimir Ristov i njohur si kamenjar, shef i njësisë për krim ekonomik, është bashkëpunëtorë i afërt I Oliver Spasovskit edhe jashtë orarit të punës. Dokumenti gjyqësor dëshmon se ai bashkë me tre kolegë të tij kanë krijuar raste policore dhe kanë keqpërdorur pozitën e tyre ndaj një kandidati për kryetar komune, e që nuk është kandidat i LSDM-së.”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE–së.
