Maqedoni
Covid-19, një fatalitet, 300 infektime të reja
02.04.2022 17:19
Nga 2493 teste të kryera në 24 orët efundit në vend, janë regjistruar 300 raste të reja me Covid-19...

Nga 2493 teste të kryera në 24 orët efundit në vend, janë regjistruar 300 raste të reja me Covid-19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Prej tyre, 59 janë riinfeksione.
Është regjistruar gjithashtu edhe jnë fatalitet në këto 24 orë. Bëhet fjalë për një 71 vjeçar nga Manastiri, i cili ka vdekur në spital. Janë regjistruar edhe 197 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.474, numri i të shëruarve është 295.434, numri i të vdekurve është 9.227. Numri i rasteve aktive për momentin është 1.813.
